Faktet që mbase nuk i dinit për stikat
Fëstëkët ose stikat janë kthyer në ingredientët më të përdorur në gatimin e ëmbëlsirave, akulloreve apo ushqime të tjera në Shqipëri, duke mos munguar as për mikpritjen e mysafirëve nga amvisat shqiptare.
Pavarësisht konsumit të madh të tyre shumë pak shqiptarë dinë se nga vijnë stikat.
Më poshtë ju tregojmë disa fakte interesante:
Pema e fëstëkut rritet deri në rreth 20 metra e gjatë dhe ka nevojë për pak ose aspak shi dhe duhet të ketë nxehtësi të lartë. Çuditërisht, në Iran, pretendojnë se kanë pemë fëstëku 700-vjeçare! Një pemë e re merr 7 deri në 10 vjet që të piqet dhe të japë fryte.
Të gjitha lëvozhgat e fëstëkut janë natyralisht ngjyrë bezhë. Disa kompani i ngjyrosin arrat me ngjyrë të kuqe ose jeshile.
Kalifornia prodhon rreth 300 milionë paund fëstëkë çdo vit, që përbën 98 për qind të prodhimit të Amerikës.
Lëvozhgat e fëstëkut zakonisht ndahen natyrshëm kur piqen.
Kokrrat shpesh hahen të plota, të freskëta ose të pjekura, ose të kripura ose të pakripura.
Në Lindjen e Mesme, njerëzit e quajnë fëstëkun arrë e qeshur.
Në Kinë, njerëzit e quajnë fëstëkun arrë e lumtur.
Përfitimet shëndetësore
Fistikët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B6, bakrit dhe manganit dhe një burim i mirë i proteinave, fibrave, tiaminës dhe fosforit. Provat shkencore sugjerojnë, por nuk vërtetojnë se ngrënia e 42.5 g në ditë e shumicës së arrave, si p.sh. fëstëkët, si pjesë e një diete të ulët në yndyrna të ngopura dhe kolesterol, mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.