Farat e shalqirit shërojnë sëmundjen më të përhapur
Shalqiri është një ndër përbërësit më të preferuar gjatë ditëve të nxehta. Nuk është vetëm shijshëm dhe freskues, por është edhe një pastrues shumë i mirë i trupit. Por, kur bie fjala te farat e shalqirit, të gjithë mëndojnë t’i hedhin menjëherë poshtë.
Këto fara përmbajnë komponentë shumë të rëndësishëm si yndyrna, proteina dhe një pjesë të madhe të mineraleve. Kanë shumë vitaminë B, foliate dhe mineralet si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër. Përveç kësaj, ata janë një burim fantastik i kalorive, sepse 100 gram fara shalqi kanë rreth 600 gram kalori.
Farat e shalqirit janë gjithashtu antioksidantë të fuqishëm dhe janë efikasë në trajtimin e hipertensionit, impotencës dhe arteriosklerozës. Këto fara përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në zgjerimin e kapilarëve.
Për të marrë të gjitha përfitimet e farave të shalqirit, duhet t’i gatuani në mënyra të ndryshme. Për t’ju ndihmuar të trajtoni diabetin me fara shalqiri, që është sëmundja më e përhapur në këto kohë, duhet t’i përdorini në këtë mënyrë.
Përbërësit:
1 grusht fara shalqiri
2 litra ujë
Përgatitja:
Kombinoni ujin dhe farat e shalqirit në një enë. Vërini në zjarr të vlojnë për 15 minuta. Përdoreni këtë çaj për 2 ditë rresht, më pas bëni një ditë pushim. Përsëriteni këtë trajtim për disa javë në po të njëjtën mënyrë.