Fëmija ka kollë, si ta qetësojmë?
Kolla përbën një mekanizëm mbrojtës natyral, për lirimin e rrugët e frymëmarrjes nga ngacmime të ndryshme; të thjeshta (tymra, gazra, pluhura etj) ose problematike (infeksione, trupat të huaj etj) Dallojmë atë që quhet “kollë e njomë” dhe kollë e thatë”.
Kur fëmija ka kollë, si ta qetësojmë?
Mjeku këshillon disa metoda të thjeshta që vlejnë për të gjitha tipet e kollës
- Të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta. Lagështoni mjedisin më mjetet e mundshme.
- Lirojeni mjedisin me mjetet e mundshme.
- Lirojeni nga veshja e tepruar.
- Bëni avull me ujë ( pa lëndë të tjera) ose me aparat.
- Për fëmijët mbi moshën një vjeç, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjec). Më të rriturve një karamele momente.
- Largojeni nga mjediset ngacmuese (ku pihet duhan, Përdoret gaz për ngrohje etj)
- Nëse mbas kollës vjell ushqimin, jepeni më shpesh dhe në sasi të vogël.
Po medikamente?
Mos u jepni shumë pasa tyre, po nëse merrni vetë në farmaci, kërkojeni sipas tipit të kollës: për kollë të njomë, ose të thatë (mos u nisni nga emri, rëndësi ka përbërja). Asnjëherë antibiotikë pa u konsultuar me mjekun.
Kur duhet të lidhet me mjekun?
Vizita duhet kryer sa më shpejtë për fëmijët nën 2 muaj. Kolla shoqërohet me disa shenja të quajtura “shenjat e alarmit” si:
- Frymëmarrje shumë e shpeshtë, e vështirë dhe e zhurmshme
- Kollë lehëse
- Mavijosje rreth buzëve
- Mos pranimi i lëngjeve
- Sa herë dyshohet për trup të huaj
Cilat mund të jenë shkaqet?
Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga mjedisi i shtëpisë. Nëse pihet duhet atëherë në mënyrë pasive “punë duhan” dhe fëmija. Shkak gazi patjetër është gazi për ngrohje ose gatim etj. Ndikim kanë dhe gjendje emocionale të veçanta.
Vend të rëndësishëm dhe shpesh problematik zënë alergjitë dhe infeksionet. Infeksionet më të zakonshme, nga viruset mandej nga mikrobet shkaktojnë mahisje të rrugëve të frymëmarrjes me rastet më të shumta gjatë stinëve të ftohta. Më të predispozuar janë fëmijët e moshave deri në 3-4 vjeç që frekuentojnë mjedise kolektive (çerdhe, kopshte etj). Kolla me sekrecione të shumta nga hundët, e ngjyrë të verdhë mund të shkaktohet edhe nga sinusiti.
Burimi: Revista Vital