Fëmijët, kanë nevojë për komunikim
Të flisni vazhdmisht me fëmijët është gjëja më e mirë që mund të bëni, pasi në këtë mënyrë dalëngdalë ai do jetë në gjendje t’ju kuptojë. Nuk është e rëndësishme që t’i lexoni vazhdimisht, pasi përveç se mund t’i tërheqni vemendjen për pak minuta, nuk arrini të krijoni një komunikim aktiv me të.
Studiuesit janë shprehur se e folura e vazhdueshme gjatë gjithë ditës me fëmijën bën të mundur krijimin e një ure lidhëse mes tyre. Njëkohësisht studiuesit tregojnë se metoda e të lexuarit për fëmijën duhet të nisë në një periudhë më të vonshme, për shembull gjatë kohës që fëmija vazhdon të shkojë në kopësht apo është në prag shkolle, sepse vetëm në këtë mënyrë komunikimi do të jetë aktiv mes jush.
Fëmijët e vegjël kurrsesi nuk janë në gjendje të kuptojnë leximet e njëpasnjëshme ata kërkojnë komunikim të vazhdueshëm. Sigurisht rezultat e studiuesve nuk hedhin poshtë të mirat e të lexuarit, por sipas tyre e folura me ta sjell më shumë të mira.