Flasin ekspertët e ISHP-së – Pickimi nga mushkonjat, Tipteri i pranishëm në laguna e burime

Pickimet nga mushkonjat kthehet jo vetëm në bezdi për pushuesit por edhe si një shkaktare për përhapjen e sëmundjeve infektive. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik shohin si shqetësim përhapjen në mënyrë masive të insektit Tipter që është përgjegjës për transmetimin e një sërë infeksionesh. Kujdes në këtë periudhë duhet të bëjnë kategoritë më risk si fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë.
Sëmundjet e përhapura nga pickimi i insekteve dhe mushkonjave që e kanë aktivitetin e tyre më të madh në këtë stinë janë një ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit të popullatës.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik shohin si shqetësime pickime që vijnë Tipteri, insekt i vogël me dy flatra por që pickojnë në mënyrë masive. Tipteri gjendet në zonat lagunore, por edhe në prane burimeve me ujë të rrjedhshëm.
Eugena Tomini: Piku i tyre është më shumë natën por edhe në kuadrin e insektit Tipter që po qarkullon apo që po shikohet një dendësi e zhvillimit të këtij insekti jo vetëm në zonat lagunare por edhe aty ku i kemi burimet e rrjedhshme në bashkëpunim me sektorin e Entomologjisë ne kemi marrë informacionin dhe kemi evidentuar që ky lloj insekti po qarkullon dhe në zonën e Valbonës apo të Bajram Currit, ku ky lloj insekti gjendet rishtaz.
Specialistja e sëmundjve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se pickimi i mushkonjave dhe insekteve shkakton nga sëmundje të thjeshta që lidhen me irritimin e lëkurës deri tek sëmundje të rënda infektive.
Eugena Tomini: Përveç irritimeve të dermës ne kemi dhe sëmundje infektive që mushkonjat transmetojnë të kategorive apo gjinive të ndryshme favorizojnë faktin e mbartjes së viruseve dhe transmetimin e tyre nga një njeri duke pickuar, duke marrë gjakun nga një person dhe duke e transmetuar tek tjetri. Sëmundjet janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga leshmaniaza, virusi i Nilit perëndimor, malaria, vektorë të cilët janë prezent në Shqipëri. Por fatmirësisht ne nuk kemi raste autoktonte në vend.
Kategoritë më të ndjeshëm nga pickimi i mushkonjave dhe insekteve janë fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronikë që kanë imuniteti më të dobët.
Duke qenë se mushkonja janë përgjegjesë për shkaktimin e një sërë sëmundjes që rezultojnë edhe me ethe hemoragjike, ekspertët e shëndetit bëjnë apel qytetarëve të përdorin spritet që i vrasin ato.

VKM - Rama bllokon tenderat, pezullon përkohësisht prokurimet publike

SHKARKO APP