Fletët e karotës, shumë funksionale për shëndetin

Në homeopati përdoret çaji nga fletët e karotës si diuretik për shërimin e sëmundjeve të veshkave dhe eliminimin e ënjtjeve.

Mos i hidhni fletët e karotës, sepse përmbajnë albumina, vitamina dhe minerale. Përmbajnë gjashtë herë më shumë vitaminë C sesa rrënja.

Janë burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe klorofilit, prandaj pastrojnënga toksina gjakun, limfën dhe gjëndrat mbiveshkore. Forcon kockat dhe muskujt. Përmirëson të parët (shikimin).

Swiss Digital Desktop Reklama

Sasitë e mëdha të kaliumit dhe të vitaminës K ulin shtypjen e gjakut, normalizojnë metabolizmin, mbrojnë nga osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëngu nga fletët mund të përdoret si antiseptik për shpëlarjen e gojës. Përtypni këto fletë për t’u liruar nga era e pakëndshme, aftet dhe gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve.

Për shkak të veprimit të fuqishëm antiseptik, fletët e karotës mund të përzihen me mjaltë dhe të përdoren për dezinfektim të plagëve. Përmbajnë substanca të cilat stimulojnë punën e hipofizës.

Vërejtje: Në mjekësinë popullore ruse fletët e karotës përdoren për stimulimin e mitrës gjatë kohës së lindjes, prandaj nuk bën t’i hanë femrat gjatë shtatzënisë.

Si përdoren: Përdoreni në sallata, bashkë me hudhrën, xhenxhefiln dhe piperin. Mund ta qitni në gjellë, ta fërgoni me perime të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?