Fluks i lartë urgjencash, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve

Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim. Mjekët thonë se 40% e të prekurve që i drejtojnë urgjencës së infektivit janë raste për shtrim për shkak të bronkopneumonive dhe komplikacioneve të tjera.

Bronkopneumonitë që në këto momente janë shqetësimi ynë kryesor. Janë pacientë që absolutisht kërkojnë një kujdes të veçantë. Janë pacientë që shpeshherë kërkojnë hospitalizim pavarësisht grupmoshave të tyre. Nga grupmoshat e reja deri te grupmoshat e treta dhe që duan një sikurse e thashë kujdes të veçantë duke tentuar që të paraprijnë komplikacionet”, thotë Migena Qato, mjeke infeksioniste.

Mjekët thonë se rastet që i drejtohen shërbimit infektiv janë nga të gjitha grupmoshat. Ndërsa nevojë për shtrim kanë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, për shkak të mbivendosjes së sëmundjeve dhe problematikave që ka shkaktuar gripi. Në urgjencën e pediatrisë, fluksi i vizitave në këtë periudhë piku të qarkullimit të gripit është edhe më i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bluzat e bardha tregojnë se jo gjithmonë bëhet fjalë për raste urgjente, pasi edhe për një temperaturë të lartë që zgjat për disa ditë, prindërit i drejtohen spitalit dhe jo qendrave shëndetësore. Vajtet në spital, thonë pediatrit, pa rekomandimin e mjekut të familjes, jo vetëm ngarkojnë sistemin shëndetësor, por bëhen shkak që fëmijët të marrin edhe viroza të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?