Frutat që duhet të konsumoni sa më shumë
Pa diskutim që keni dëgjuar se cilat janë frutat që janë gjithmonë të rekomandueshme!
Në fakt jo të gjitha janë të tilla.
Ndoshta keni dëgjuar për superfrutat. Jo çdo frut rekomandohet, thekson studiuesi Keri Glassman, themeluesi i NutriousLifeMeals.com. Frutat janë të këshillueshme të përdoren gjatë gjithë kohës. Gjithashtu specialistët e fushës theksojnë se duhet të përdoren nga 8- 9 porcione frutash dhe perimesh në ditë dhe pjesa me e madhe e tyre duhet të jenë frutat që do të përmendim si më poshtë.
Molla
Mund të duket çudi por molla është frutë që Amerikanët preferojnë më shumë, qofshin jeshile ose të kuqe. Madje një studim në Londër i kryer nga George Hospital Medical School theksoi se njerëzit të cilët konsumojnë pesë ose më shumë mollë në javë janë më të shëndetshëm. Kështu që gjithmonë mbani një mollë në çantën tuaj.
Bananja
Nëse do të ndiheni të uritur pasi keni ngrënë 20 minuta më përpara, atëherë zgjidhja do të jetë një banane. Ky frutë është i përbërë nga përbërës të tillë të cilët hollojnë gjakun dhe ndihmojnë organizmin duke e mbajtur atë më të shëndetshëm.
Pjepër
Nëse do të dëshironit një frutë që do të përmbante ingredient për të pasur një lëkurë të butë dhe të bukur, ai është pikërisht pjepri.
Qershitë
Në një studim të kohëve të fundit, krijuar nga Universiteti i Michiganit doli në përfundim se qershitë reduktojnë në thellësi inflamacionin e enëve të gjakut.
Limon
Është pikërisht vitamina C që përmban frutë i limonit ajo që e bën atë më të kërkuar dhe mbi të gjitha një superfrut. Limoni është padyshim një nga rutat më të këshillueshëm në përdorim.
Rrushi
Rrushi njihet për efektin zbardhues për dhëmbët si dhe për porcione të posedimit të acidit që përsëri ndihmojnë në rrahjet e zemrës.
Kivi
Kivi njihet si një shërues i lëkurës dhe padyshim që karbohidratet komplekse të gjendura në frutin e kivit shërbejnë edhe në procesin e tretjes.
Shega
Shega është një nga frutat më të rekomanduara nga Universiteti i Kalifornisë. Nëse nuk mund të gjeni këtë frutë në stinën që jeni mund ta ruani prej shtatorit në shkurt, në kohën e sezonit të tyre.
Luleshtrydhe
Luleshtrydhet janë të pajisura me vitaminë c, të cilat ndihmojnë automatikisht përmirësimin e të rrahurave të zemrës. Rekomandohen një herë në javë.