Frutat që iu dobësojnë!
Portokallat, dardhat, avokadot, shegët…janë të gjitha të pasura me fibra dhe të japin ndjesinë e ngopjes. Por këto fruta nuk janë të vetmet që ju ndihmojnë të humbisni kilogramë. Këto këshilla ju duhen sidomos në këto ditë ëmbëlsirash prandaj mos i neglizhoni. Frutat, nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë dietës së përditshme. Për shembull, mollat, dardhat, kajsitë apo pjeshkat, rrisin volumin e tyre në stomak dhe bëjnë të të kalojë nevoja për ushqim, shkruan living.al. Ndërkaq, fibra si pektina, që gjendet në këto fruta, ngadalëson procesin e përthithjes së sheqernave. Mos harroni as frutat e pyllit, me gjithë çmimin pak të kripur që kanë.