Fruthi, vaksinim edhe për prindërit
Fruthi nuk do të eliminohet para vitit 2045 dhe nëse nga ana tjetër do të vaksinohen edhe të rriturit që kurrë nuk kanë kaluar fruthin, sëmundja mund të mposhtet më shpejt, sipas studimit të fondacionit ”Bruno Kessler” (FBK) të Trentos, universitetit ”Bocconi” në Milano dhe Universitetit të Bostonit, të botuar në revistën shkencore ”eLife”.
“Situata që ne vëzhgojmë është e karakterizuar nga një shumicë e rasteve të fruthit në mesin e të rriturve, që është tipike për vendet e zhvilluara”, shpjegon Valentina Marziano, autore e studimit.
”Politikat e tanishme të vaksinimit përqendrohen tek fëmijët dhe adoleshentët, duke lënë një pjesë të madhe të popullatës që nuk ishte vaksinuar në të kaluarën”, theksoi Marziano. ”Studimi ynë tregon se eliminimi i fruthit nuk ka gjasa të ndodhë para vitit 2045″, përfundoi ajo.