Gabimet kur gatuani gjoks pule

Mishi i pulës përdoret në çdo gatim, është i lirë dhe gatuhet shpejt. Megjithatë gabimet janë gjithmonë pas qoshes. Ne mund të blejmë llojin e mishit të gabuar, diçka shumë më të keqe, mund ta gatuajmë shumë të thatë etj. Ja çfarë duhet të shmangni kur gatuani gjoks pule.

Ta gatuani pa kocka dhe lëkurë

Nuk hidhet asgjë, edhe pse mund të mos jeni adhurues i lëkurës apo kockave. Megjithatë, si lëkura ashtu dhe kockat, shërbejnë për të ruajtur lagështinë e mishit ndërsa gatuhet; edhe me kaq pak yndyrë në dispozicion, gjoksi i pulës ka nevojë për të gjithë ndihmën e mundshme.

Të kapërceni marinimin

Sigurisht që gjoksi i pulës gatuhet shpejt, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund ta planifikoni atë që më parë se 3-4 orë. Gjoksi i pulës mund të ju japë përfitime shumë të mëdha nëse është marinuar më parë. Ju mund të provoni, për shembull, me një marinim të bazuar në gjalpë kikiriku dhe xhenxhefil. Për ta bërë këtë, përzierini në një tas lëng portokalli dhe lëkurën e tij. Shtoni 2 lugë sheqer dhe 3 lugë gjalpë kikiriku. Përziejeni me 2 lugë salcë soje dhe dy lugë çaji xhenxhefil të copëtuar, 2 thelpinj hudhër të grimcuar, 1 lugë çaji spec djegës, dhe kripë.

Skuqje në ngjyrë të artë? Po

Skuqja i jep shije pothuajse çdo përbërësi. Nëse doni të arrini këtë, skuqeni në një tigan për një ose 2 minuta në pjesën me lëkurë para se ta fusni në furrë. Kjo do t’ia bëjë lëkurën më krokante dhe do t’i japë një ngjyrë të artë.

Pse të vuani më kot me mishin e ngjeshur?

E keni pjekur shumë gjoksin e pulës? Por ja një lajm i mirë: nuk ka shkuar gjithçka dëm. Mjafton të shtoni lagërshtirën tek mishi. Mënyra më e mirë për ta bërë është në një tigan. Kutia me majonezë në frigorifer ka pritur gjithë jetën për këtë moment. Edhe kosi apo pana bëjnë punë për një sallatë të papritur me gjoks pule. Ja një rregull i artë për mishin e gjoksit të pulës apo çdo lloj mishi: Nëse janë mjaftueshëm të thatë, mos i ngrohni duke i futur sërish në furrë, kjo vetëm sa do t’ia heqë dhe më shumë lagështirën mishit tuaj.

SHKARKO APP