Gabimet që bëni gjatë larjes së fytyrës
Ja gabimet që bëni gjatë larjes së fytyrës:
- E lani më shumë sesa duhet
Nëse lani fytyrën më shumë se sa duhet ju do ta plakni atë më shpejt. Mos e lani fytyrën më shumë se dy herë në ditë.
- Përdorni sfungjerë të ashpër
Ka njerëz që mendojnë se nëse e pastrojnë fytyrën me sfungjerë pak të ashpër, papastëritë do të eleminohen plotësisht dhe fytyrës do t’i bëjë më mirë. Por në fakt, ky është gabimi më i rëndë që mund t’i bëni lëkurës. Mos e pastroni atë me asgjë tjetër përveçse me duar dhe sapunë. Këta të fundit kujdesuni t’i përzgjidhni sa më të përshtatshëm për llojin e lëkurës suaj.
- Ose përdorni fondantinë të përshtatshme, ose mos përdorni fare
Fondantina për femrat është shumë e rëndësishme, por nëse nuk e merrni atë të përshatshme me lëkurën tuaj, më mirë mos përdorni fare. Do ta dëmtoni fytyrën më shumë se sa e imagjinoni.
- Nuk hiqni makiazhin përpara se të flini
Edhe nëse jeni shumë vonë e ju flihet shumë gjumë, mos shkoni në shtrat pa hequr makiazhin. Lëkura juaj do të dëmtohet, infektohet, rrudhoset dhe plaket shumë shpejt.
- Përdorni ujë shumë të nxehtë
Mos e lani fytyrën asnjëherë më ujë shumë të nxehtë. Mund të hapë poret tuaja, por njëkohësisht e than atë dhe e dëmton. Shpëlajeni fytyrën me ujë të freskët.
- Përdorni mjete jo të përshtatshme për të hequr makiazhin
Nëse iu mungojnë pambukët e përshtatshëm për heqjen e makiazhit, mos përdorni çfardo lloji tjetër, sepse nuk është e këshillueshme.