Gabimi më i madh që po bëni me pastën e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve sigurisht që nuk ekziston në shtëpinë tonë vetëm për të larë dhëmbët. Para se të mësonim se nuk duhet përdorur për puçrrat e vendosnim në çdo cep të fytyrës. Përveç kësaj, sa herë jemi djegur, gjeja e parë mbi vendosur mbi plagë është pastë dhëmbësh. Kemi vepruar gabim! Mos e bëni më, që pastën e dhëmbëve ta vendosni në vendin ku jeni djegur. Jo vetëm që nuk do t’ju shërojë por mund ta bëjë edhe më keq gjendjen.

Sot, pastat e dhëmbëve janë të mbushura me kimikate zbardhimi. Elementë të tillë që duket sikur bëjnë mrekulli me dhëmbët tuaj, nuk rekomandohen për lëkurë të dëmtuar. Nëse ju e aplikoni, mos u habisni nëse vendi acarohet më shumë apo djegia hapet.

Përveç pastës së dhëmbëve, as gjalpi, qumështi apo substanca të tjera që gjenden në shtëpi, s’përdoren për lëkurë të djegur. Zona e lënduar bëhet edhe më keq, prandaj qëndrojini besnikë, zgjedhjes klasike më të shpejtë. Fusni dorën në ujë të ftohtë. Me pastën e dhëmbëve, përveç dhëmbëve, pastroni atletet. Ato po që i bën xixë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?