Gëlltita çamçakëzin dhe qëndroi 7 vjet në stomak

Nëse gëlltit çamçakëz ajo do qëndrojë 7 vjet në stomak… këtë shprehje e kemi dëgjuar shpesh edhe kur ishim të vegjël por ka ardhur koha që të mësojmë të vërtetën.

Pra a është e vërtetë që produkti prej 2% gomë qëndron në stomak për 7 vjet? Epo merreni vesh tani që kjo gjë nuk është e vërtetë… Megjithëse stomaku nuk mund të shpërbëjë një copë llastiku ashtu siç vepron me ushqimet e tjera. Sistemi i tretjes mund ta lëvizë atë përgjatë aktivitetit normal të zorrëve.

Me fjalë të tjera, ajo del përmes zorrës dhe nuk ka asnjë rrezik. I vetmi rrezik është në rastet kur kë ngrënë më shumë se 4 çamçakëzë njëherësh, ajo mund të bllokojë traktin e tretjes edhe pse në raste të rralla.

Bllokimi ka shumë të ngjarë kur ajo është gëlltitur së bashku me farat e lulediellit. Fëmijët e vegjël kanë më shumë gjasa të preken sepse nuk mund ta kuptojnë se çamçakëzët janë për tu përtypur, jo të gëlltiten. Kështu që relaksoni sepse nuk ka asnjë rrezik nëse gëlltit pa dashje çamçakëzin.

SHKARKO APP