Gërhisni gjatë gjumit? Ja çrregullimi që…

Sipas një studimi, gërhitja rrit rrezikun e prekjes nga dementia. Ekspertët thonë se çrregullimet e frymëmarrjes, të cilat pengojnë gjumin, mund të çojnë në humbje kujtese dhe ulje të përqendrimit.

Rreziku është më i madh në një të pestën e njerëzve, të cilët kanë një gen që i bën ata të ndjeshëm ndaj Alzheimerit.

Studiuesit amerikanë gjetën një lidhje mes çrregullimit të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe rënies së aftësive konjitive, që është humbje e aftësive të kujtesës dhe të të menduarit. Ky çrregullim është i zakonshëm tek të moshuarit, veçanërisht tek meshkujt obezë dhe më pak aktivë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo karakterizohet nga pauza në frymëmarrje gjatë gjumit, të njohura si apnea e gjumit ose hypopnoeas. Kjo çon në gërhitje me zë të lartë, të marrit frymë me vështirësi ose me periudha të shkurtra të përsëritura, ku frymëmarrja ndërpritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipi i Universitetit të Harvardit studioi regjimin e gjumit të 1,752 personave me moshë mesatare 68 – vjeç. Dr Dayna Johnson tha: “Individët raportojnë probleme konjitive, ndaj mund të jenë në rrezik të lartë për t’u prekur nga dementia”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?