Gështenjat, të mira dhe në kozmetikë
Janë një simbol i vetë vjeshtës: gështenjat janë shije e vërtetë dhe kanë shumë vlera të dobishme. Njëherë e një kohë kanë qënë ushqim i të varfërve, por sot janë mjaft të çmuara dhe mund të shijohen në mënyra të ndryshme, të zjera, të pjekura, të thata apo dhe marmalatë.
Kush i konsumon është i sigurtë për diçka: gështenjat na japin mjaft substanca të vlefshme që janë shumë të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, duke patur parasysh se nuk ka fare gluten. Por nuk mbaron këtu, vlerat e tij janë të nevojshme dhe në komzetike për bukurinë e lëkurës dhe flokëve.
Pikërisht pasuria e saj me antioksidantë i kthen këto fruta në aleatë të mirë të bukurisë. Për shembull, ekstrakti i gështenjave përdoret për të hidratuar lëkurën dhe për të riparuar dëmet e rrezeve ultravjollcë. Vitamina C është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, aleat i elasticitetit të lëkurës. Ja se si mund ti përdorim gështenjat për bukurinë tonë të përditshme.
Për fytyrën
Tuli i gështenjës ka fuqi zbutëse dhe është e nevojshme në përgatitjen e maskave për fytyrën, sidomos për ata që kanë lëkurë të yndryshme. Mjafton të zjesh gështenjat dhe të nxjerrësh tulin. Mund të shtoni lëng portokalli për të fuqizuar vlerat zbutëse të maskës, apo qumësht dhe mjaltë për një efekt ushqyes, apo akoma më shumë kos natyral për të ndriçuar lëkurën.
Për flokët
Me lëvozhgën e gështenjës apo me ujin që i zjeni mund të përgatisni një sasi uji që do e përdorni për të shpëlarë flokët, për një flokë të shndritshëm dhe të butë. Por kujdes: trajtimi është i përshtatshëm për ata që kanë flokë të errët apo gështenjë pasi ajo jep një pasqyrim refleksi. Për femrat me flokë bjonde apo ngjyrë të hapurpërdorni më mirë një sasi lëngu duke zjerë për 20 minuta gjethet e gështenjës, filtrojeni më pas e përdoreni për shpëlarje.
Për trupin
Me miellin e gështenjave, përzjer me ujë termal, me disa pika vaj bajamesh apo me mjaltë, dhe mund të përgatisni një scrub që lë lëkurë të butë dhe të ndritshme.