Gjashtë mënyra për të ulur barkun

 

Stresi është një nga faktorët kryesorë të sekrecionit të niveleve të larta të kortizolit. Kur kjo ndodh, kortizoli zbërthen muskujt, digjen kalori dhe gjithashtu depoziton yndyrën (dhjamin) në bark. Mund të jeni më shumë të stresuar, nëse nuk ushqeheni mirë. Sipas disa studimeve, stresi i shkaktuar nga dieta mund të rrisë nivelet e kortizolit, kështu dhjami do të depozitohet në pjesën e barkut, edhe kur nuk marrim shumë kalori. Si ta ulim barkun? Po ju japim gjashtë këshilla. 1. Gjumi Nëse dëshironi të punoni vonë natën, mendojeni edhe një herë. Do t’ju shtohet oreksi dhe do të hani më shumë. Kur jeni i lodhur, ju lind dëshira për të ngrënë ushqime që përmbajnë sheqer dhe ushqime të tjera që ju shëndoshin. Nëse nuk flini sa duhet, kjo do të ndikojë te hormonet dhe te nivelet e kortizolit që shkaktojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, një nga arsyet kryesore pse shtojmë peshë në pjesën e barkut. Është e nevojshme të flini rreth 7 orë gjumë që edhe të mbani trupin në formë.

2. Bëni ushtrime Mund të bëni 1000 muskuj barku çdo natë, por nëse kini shtresa dhjami, nuk do të arrini rezultatet që dëshironi. Pra, mund të bëni ushtrime që të vënë në lëvizje shumë grupe muskujsh dhe sistemin kardiovaskular. Provoni ushtrimin “Plankin” (shiko foton), njësoj sikur bëni pompa. Provoni 3 apo 4 sete dhe qëndroni për 30 sekonda. Mos rrini ulur gjithë ditën. Do të ishte mirë të lëviznit pak.

3. Sheqeri është armiku juaj Nëse keni luftuar dhjamin e barkut, do të keni 80 % dietë të shëndetshme. Shmangini kaloritë duke ngrënë ushqime që përmbajnë proteina, perime, drithëra dhe duke hequr dorë nga ushqimet që janë të dëmshme. Për shembull, hidhni pak kanelle (cinamon) në bollgur kur e konsumoni në mëngjes, stabilizon sheqerin në gjak dhe ju krijon ndjesinë e ngopjes.

4. Vitamina C Në gjendje stresi çlirohet më shumë kortizol. Vitamina C ndihmon në balancimin e ngritjeve të kortizolit. Përveçse shërben ndaj ftohjes dhe gripit, vitamina C luan rol në krijimin e karbitinës, një përzierje që e përdor organizmi për të shndërruar yndyrën (dhjamin) në lëndë djegëse, e kështu kjo vitaminë ndihmon në shkrirjen e dhjamit. Nëse nuk po përjetoni një gjendje të mirë emocionale apo jeni në stres nga puna, apo nuk ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, duhet të përdorni vitaminën C. Ushqimet me vitaminë C janë speci, kivi dhe lakra. Përmbajnë më shumë vitaminë C sesa portokalli.

5. Konsumoni yndyrë Duhet yndyrë për të djegur yndyrën. Ju shëndosh sheqeri, jo yndyra. Ushqimet me Omega 3, si peshku salmon, avokadoja dhe arrat përmbajnë yndyrë. Këto kanë vlera ushqyese që ju krijojnë ndjesinë e ngopjes gjatë ditës.

6. Merrni frymë me ngadalë Kjo është një metodë që duhet praktikuar kur jeni duke bërë diçka. Kur jeni në tension, kontrolloni frymëmarrjen dhe vini re mënyrën si merrni frymë. Shumica e njerëzve, kur janë në stres, bëjnë një alternim mes frymëmarrjeve, mbajnë frymëmarrjen për pak ose bëjnë frymëmarrje të shpeshta e shpejta. Pasi të keni realizuar këtë, lëshoni barkun dhe ngadalësoni frymëmarrjen. Kjo funksionon më së miri, nëse ngadalësoni frymënxjerrjen më shumë se frymëmarrjen. Në çdo frymënxjerrje ju mund t’i thoni vetes: “ngadalëso”.

 

SHKARKO APP