Gjendet shërimi për sëmundjen e rrezikshme?
Hidhet hapi i parë dhe më i rëndësishme në gjetjen e një kure përfundimtare për infeksionin HIV. Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të zhdukin virusin HIV tek minjtë me anë të një terapie që bazohet në modifikimin e gjeneve.
Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore Lewis Katz në Universitetin Temple, kanë zhdukur virusin nga qelizat e infektuara të kafshëve me anë të një teknologjie për modifikimin e gjeneve, që quhet CRISPR/Cas9.
Në studim është përfshirë një model i “humanizuar”, ku është bërë transplantimi i qelizave imunitare të njerëzve tek minjtë dhe më pas janë infektuar me virusin HIV.
Shkencëtarët kanë testuar 3 grupe minjsh, shkruan Shëndeti.
Në grupin e parë ata kanë infektuar minjtë me virusin HIV. Tek grupi i dytë ata i kanë infektuar minjtë me virusin EcoHIV (virusi tek minjtë që është ekuivalent me HIV-1 tek njerëzit). Ndërsa tek grupi i tretë përdorën një model të “humanizuar” të miut, të cilin e kanë shartuar me qeliza imunitare të njeriut dhe më pas e kanë infektuar me virusin HIV-1.
Me anë të një trajtimi të vetëm me teknologjinë CRISPR/Cas9, shkencëtarët arritën të largonin krejtësisht infeksionin në qelizat njerëzore të infektuara, të cilat ishin ngjitur në indet dhe organet e minjve.
Shkencëtarët shpresojnë që kjo teknologji e re të funksionojë edhe tek njerëzit.