Gjërat befasuese që tregon ngjyra e syve për shëndetin!

Thuhet se sytë janë pasqyra e shpirtit dhe arrijnë të tregojë ndjenjat tona, por jo të gjithë e dinë se ata mund të thonë shumë lidhur me gjendjen e shëndetit tonë. Çdo ngjyrë është e lidhur me një lloj sëmundje, ndaj së cilës jemi të ekspozuar.

Më poshtë sjellim një përmbledhje të tyre:

Sytë kafe- Sa më të errët të jenë aq më të mbrojtur do jeni nga rrezet ultravjollcë. Këta persona kanë më pak rrezik që të preken nga kanceri i lëkurës dhe i kataraktit.

Kafe e çelët si lajthi- Sytë me këtë ngjyrë tregojnë një ndjeshmëri më të madhe nga dhimbja dhe ankthi, në raport me ata persona që kanë sy më të errët. Veçanërisht femrat me këtë ngjyrë të iridës, kanë më shumë mundësi që të kenë një lindje të dhimbshme.

Sytë jeshil- Këta lloj njerëzish e përballojnë më mirë dhimbjen dhe nuk vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Por e keqja e tyre është se sytë me këtë ngjyrë nuk janë të mbrojtur nga rrezet Uv.

Sytë blu- Njerëzit me sy blu kanë kanë të njëjtat karakteristika si ata me sy jeshil. Ndër të tjera kanë më shumë tendencë për të vuajtur nga probleme me alkoolizmin.

Sytë e kuq- Kushdo nga ne herë pas here i ka sytë e kuq. Shkaqet për diçka të tillë mund të jenë prej thatësirës së tyre, alergjive apo ekspozimit ndaj pluhurit. Kur sytë skuqen vazhdimisht, ju mund të jeni më të ekspozuar nga depresioni dhe nga infeksioni i venave të gjakut.

SHKARKO APP