Gjika-mësuesve: Si të ulni shkallën e ankthit e të frikës tek nxënësit

Pak ditë para se të nisë viti shkollor, pediatria e njohur, Lira Gjika iu ka bërë apel të gjithë mësuesve që të mos i trembin dhe të mos i paragjykojnë nxënësit e tyre. Përmes një postimi në facebook, Gjika u lutet mësuesve që kur janë me nxënësit në klasë, të përpiqen t’ju vënë atyre në dukje gjërat që mbajnë mend, mësimet nga e shkuara. Sipas saj tek nxënësit duhet të ulin shkallën e frikës dhe ankthit. ”Ankthi (frika iracionale) dhe frika janë të lidhura me mosbesimin e mosvlerësimin e vetes, të cilat janë të lidhura direct me harresën, pasi krijohen në të njëjtën zone trunore. Mësues, nxitini fëmijët, nxiteni mëndjen e tyre të jetë një process aktiv, ku nëpërmjet energjisë, që i jep procesi i rritjes dhe sëbashku me informacionin, që do të marrë nga ju të fuqizojnë mendjen e tyre, që të fuqizojë mendimin drejtë shkencës, sporteve dhe arteve”.

Postimi i plotë

Edhe pak ditë dhe fillon shkolla. Do të doja që mësuesit të dëgjonin lutjen time por edhe unë ashtu si Migjeni i madh nuk kam fuqi prej Perëndie, që ti bëj mësuesit tanë, të mos i trembin e paragjykojnë nxënësit e tyre. E megjithatë unë, po ja u drejtoj lutjen, mbase dikush do të më lexojë. Mësues, kur të jeni në klasë me fëmijët përpiquni tu vini në dukje gjërat, që mbajnë mënd nga mësimet e shkuara apo gjërat e reja, që kanë mësuar gjatë pushimeve. Kështu do të ulin shkallën e ankthit e të frikës dhe fëmijët, do të demostrojnë gjithnjë e më lirshëm dijet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ankthi (frika iracionale) dhe frika janë të lidhura me mosbesimin e mosvlerësimin e vetes, të cilat janë të lidhura direct me harresën, pasi krijohen në të njëjtën zone trunore. Mësues, nxitini fëmijët, nxiteni mëndjen e tyre të jetë një process aktiv, ku nëpërmjet energjisë, që i jep procesi i rritjes dhe sëbashku me informacionin, që do të marrë nga ju të fuqizojnë mendjen e tyre, që të fuqizojë mendimin drejtë shkencës, sporteve dhe arteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësues, frika nga shkolla nuk është një frikë dosido. Frika nga shkolla ka të bëjë me aftësinë, për të pasur e thënë fjalën e vet secili dhe për të pasur kurajon e aftësinë për t’u përballur me të panjohurën. Përpiquni mësues të bëni më të mirën edhe pse është vërtet shumë e vështirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?