Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjirokastër, 19 kabinete të kontrollit bazë mjekësor pa pagesë 40-65 vjeç

Shëndeti E diel, 18 Prill 2021 03:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 Qytetarët e Gjirokastrës do të përfitojnë shërbimin falas të kontrollit bazë shëndetësor për grupmoshat 40-65 vjeç që ofrohet tashmë në 22 kabinete të qendrave shëndetësore të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor të këtij rrethi. Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi që Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Zëvendësministri, z. Klodian Rjepaj, zhvilluan sot (08/05/2015) në një nga qendrat shëndetësore të qytetit të Gjirokastrës me drejtues, mjekë e punonjës të këtij institucioni.

Mund t'ju interesojë

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Para 8 orësh
Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12

Ministri Beqaj ka ripërsëritur nga qyteti i gurtë thirrjen drejtuar qytetarëve të grupmoshës 40-65 vjeç që të mos ngurrojnë për të kryer kontrollin shëndetësor bazë, si një masë e rëndësishme për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, pasi tashmë çdo person rezident në Shqipëri, i siguruar apo jo, mund të kryej falas check-up-in shëndetësor.

“Ne i ftojmë qytetarët të marrin pjesë në këtë program, i cili është pa pagesë,” – tha ministri për gazetarët e pranishëm në takim, duke shtuar se “pjesëmarrja do të na lehtësojë për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve, për të parandaluar sëmundjet e ndryshme, kryesisht ato kardiovaskulare apo tumorale.”

Ky program i’u ofrohet të gjithë qytetarëve shqiptarë të kësaj grupmoshe, u shpreh kreu i shëndetësisë, duke theksuar se “nuk ka dallim nëse je apo nuk je i regjistruar, kush është rezident në Shqipëri është i ftuar të bëhet pjesë e këtij programi.”

Për zbatimin e programit të diagnostikimit të popullatës në rrethin e Gjirokastrës, janë vënë tashmë në funksionim të plotë 19 kabinete, të pajisura me mjetet dhe pajisjet e nevojshme për këtë lloj shërbimi, si dhe me stafin e kualifikuar pas një cikli të plotë trajnimesh për këtë qëllim. Ministri Beqaj pas vizitës në qytetin e Gjirokastrës, është ndalur në Libohovë ku ka parë nga afër kushtet dhe funksionimin e dy kabineteve të kotrollit bazë shëndetësor edhe në qendrën shëndetësore të kësaj qyteze.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, në përmbyllje të vizitës në rrethin e Gjirokastrës, kreu i shëndetësisë, është ndalur për një takim me gazetarët dhe autoritetet vendore në kalanë e qytetit të gurtë të Gjirokastrës, për të inspektuar nga afër zbatimin e planit të posaçëm të masave për funksionimin e shërbimit shëndetësor në funksion të mbarëvajtjes së festivalit folklorik “Argjiro Fest_ON 2015”, që do të zhvillohet në datat 10-16 maj në këtë qytet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 2 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 2 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 4 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 12 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.