Gjumi me orar të zgjatur shkakton obezitet

Sipas një studimi të ri, të kryer nga Këshillin e Kërkimeve Mjekësore “Jetlag Social” është vërtetuar se gjumi me orar të zgjatur në fundjavë ndikon në shëndetin e njeriut, duke shkaktuar obezitet.
Ndodh që në fund të një jave të ngarkuar me punë apo në fund të një dite të lodhshme, të gjithë mezi presin ditën në të cilën nuk duhet të zgjohen nga alarmi i orës për të shkuar në punë, në mënyrë që të flenë disa orë më shumë.
Duke iu referuar studimit, shkencëtarët konstatojnë se personat që flenë gjumë me orar më të zgjatur se zakonisht në ditët e pushimit janë të prirur të venë bark.Ky fenomen shkakton probleme me metabolizmin e një personi dhe këto probleme zgjasin për një periudhë të gjatë kohore.
Dr. Michael Parsons, thekson se qëllimi i këtij studimii është të përcaktojë se pse metabolizmit i njeriut pëson luhatje për shkak të orëve të zgjatura të gjumit, duke shkaktuar obezitet.
Në këtë studim morën pjesë 800 persona, dhe këtyre personave ju morën në konsideratë pesha trupore, gjatësia, perimetri në bel.
Më pas personat u pyetën për oraret e gjumit dhe preferencat për gjumin.
Hulumtuesit zbuluan se vetëm një ndryshim me dy orë në modelet e gjumit në fundjavë mund të rrisë rrezikun për shëndoshje dhe diabet.
Dr. Terrie Moffitt thekson se këto studime ndihmojnë për të kuptuar se si reagon trupi i njeriut në bazë të ndryshimit të orarit të gjumit.

SHKARKO APP