FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Goditjet në tru, 2500 raste çdo vit

Nëse 10 vjet më parë goditjet në tru njiheshin si sëmundjet e moshës së tretë, sot po prekin edhe të rinjtë. 40-vjeçarët e sëmurë nga hemorragjia cerebrale dhe ishemia janë bërë pacientët më të zakonshëm për neurologët e qendrës spitalore. Ata thonë se sëmundjet e fshehura dhe të patrajtuara, si ato kardiovaskulare dhe hipertensioni, janë bërë shkak i rritjes së strokut cerebral.

2500 mijë raste të reja preken çdo vit nga goditjet në tru. Jo gjithmonë hemorragjitë cerebrale përfundojnë me humbje jete, por janë sëmundjet që shkaktojnë invaliditet të lartë. Neurologia Entela Basha thotë se sëmundja paralajmëron me shenja të veçanta, të cilat nëse kapen në kohë mund të shmangen pasojat e rënda.

Në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, çdo vit shtrohen 1 000 persona me aksidente vaskulare cerebrale, ku mes tyre nuk mungojnë pacientët e rinj 20-vjeçarë, kryesisht përdorues drogash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?