Gripi agresiv, ulen me 20% rastet. 4 qytete po pësojnë rritje

Kurba e infektime me infeksione të sipërme dhe të poshtme po rritet në qytetin e Lezhës, Kurbinit, Fierit dhe Gramshit. Në rang vendi numri i rasteve me infeksioneve respiratore ka rënë me 20 % që nga piku i epidemisë së gripit.

Gripi dhe virozat kanë qenë më agresive dhe shumë të përhapura në popullatë. Sipas shifrave të ISHP, krahasuar me një vit më parë, piku i kurbës së infektive këtë dimër ka qenë 33 % më i lartë.

Grupmosha më e prekur është ajo pediatrike e ndjekur nga mosha e tretë. Deri në stabilizimin e situatës, mjekët rekomandojnë që të shmanget përdorimi i antibiotikëve pa kriter për trajtimin e gripit.

SHKARKO APP