Gripi i syrit kthehet në epidemi

Nëse sytë ju lotojnë, ju skuqen dhe ju irritohen, atëherë mund të jeni prekur nga gripi i syrit. Mjekët okulistë japin alarmin se tashmë ky infeksion viral i syve është kthyer në një epidemi që po prek në masë popullatën. “Është epidemi nuk e kemi hasur herë tjetër këtë rritje ekstreme, është prekur një në familje dhe kalon tek të gjithë”. Gripi i syrit përhapet fare lehtë nga një person në tjetrin. Mjekët kërkojnë të bëhet kujdes dhe të kërkohet ndihma e specialistit, pasi mos kapja në kohë dhe mos mjekimi ka pasoja të rënda. “Duhet trajtuar çon deri në humbje te shikimit”. Higjiena personale edhe në këtë rast është mënyra me efikase për t’u mbrojtur nga gripi i syrit.

SHKARKO APP