Gripi i syrit, mjekët: Kemi një epidemi agresive
Mjekët okulistë, japin alarmin se po përballemi me një epidemi agresive të gripit të syrit që shkaktohet nga disa viruse. ”Pacienti çohet në mëngjes dhe sytë i ka flakë të kuq, ka sekrecione veshtullore që nuk i lejojnë hapjen e syrit dhe në ditën e dytë ka një gjëndër afër veshit që i dhemb. Ka edhe temperaturë sidomos tek fëmijët kemi parë”, shprehet Nora Burda, okuliste.
Virusi ka një periudhe inkubacioni prej 14 ditësh, me pas shenjat bëhen të dukshme. ”Është epidemi. Ne kemi 3 muaj qe po e trumbetojmë me force. Kemi edhe familje te tera me 6 apo 5 anëtarë te prekur. Kemi nga nga 10-15 veta çdo ditë”.
Gripi i syrit është nga sëmundjet më ngjitëse që ekzistojnë. ”Përhapet me ane te ajrit, me ane te duarve te palara. Ne ujë, pishina ose det përhapet masivisht. Nuk duhet te futen njerëzit e prekur. Ne kolektiva qe punojnë me sende te përbashkëta, në kopësht e çerdhe”. Virusi jep komplikacione nëse nuk mjekohet menjëherë. Ajo zgjat 2 3 jave, por ka edhe raste qe shkon deri ne 1 muaj e gjysmë.