“Gripi i syve”, situatë epidemike nga plazhi e pishinat

Nëse virozat zakonisht i kalojmë në dimër, këtë verë një virus i veçantë është në qarkullim. Njihet si gripi i syrit dhe në Tiranë po merr përmasat e një epidemie. Të rritur e fëmijë paraqiten çdo ditë në qendrat shëndetësore të sëmurë nga virusi i syve. Mjekët tregojnë se gripi është i formës agresive dhe shenjat fillojnë dy javë pas prekjes nga virusi.

“Konjunktiviti adenoviral, i cili shkaktohet nga një virus që prek sytë, këtë vit ka një agresivitet shumë të shprehur”, thotë mjekja okuliste Nora Burda. Gripi i syrit është ngjitës përmes kontakteve me duart dhe nga sendet e ndryshme.

Ai që e ka shkaktuar epideminë këtë periudhë është plazhi. Mjekët bëjnë apel që të sëmurët mos të shkojnë në pishina dhe as në det, pasi infeksioni kalon përmes ujit. “Personat e infektuar mund të futen në det dhe të tjerët mund ta marrin inflamacionin përmes ujit. Ata duhet të lajnë duart sa herë që prekin sytë, se pastaj edhe trajtimi është i vështirë”, thotë mjekja.

SHKARKO APP