Gripi mund të luftohet me ushqime

1- Kërpudhat

Kërpudhat janë një nder ushqimet që duhet të konsumoni kur jeni të sëmurë, ato lejojnë të aktivizohen qelizat të cilat kanë detyrën për të zhvilluar një veprim kundër infeksioneve. Për këtë arsye nuk duhet të mungojnë kurrë në tavolinën tuaj. Efikasiteti i tyre vjen si pasojë e përmbajtjes se selenit.

2- Hudhra

Duhet të konsumoni 2 thelbi hudhra të freskëta në ditë për ti garantuar organizmit tuaj një mbrojtje efikase kundër sëmundjeve sezonale. Një mënyrë e mirë për të përfituar vlerat e këtij produkti është ta konsumoni krudo, vetëm kështu mund të fitoni të gjitha të mirat e saj. Hudhra ka shumë vlera të mira ajo është e pasur me kripëra minerale dhe vitamina të cilat realizojnë një veprim antiviral, antibakterial dhe antiseptik.

3- Peshku

Një mënyrë tjetër për të forcuar sistemin imunitar është dhe favorizimi i prodhimit të citokinës, proteina të cilat mund të parandalojnë virusin e gripit gjenden tek peshqit. Në veçanti është mirë të konsumoni peshq të pasur me omega 3, të pasur me selen, fruta deti si vongole dhe ostrike.

4- Qepa

Edhe qepet ashtu si hudhrat janë të nevojshme për të luftuar gripin. Gjëja më e mirë është ti konsumon krudo për të përfituar të gjithë përbërësit. Konsumoni çdo ditë, janë një ushqim shumë i mirë për shëndetin tonë. Mund ti përgatitni edhe në sallatë në gjelle apo dhe turshi.

5- Frutat e pyllit

Frutat e pyllit i japin organizmit një sasi të madhe antioksidantesh shumë të nevojshëm për të parandaluar gripin. Në veçanti duhet të konsumohen rregullisht boronicat.

6- Erëzat

Edhe erëzat lejojnë të forconi mbrojtjen imunitare, për të parandaluar viruset në mënyrën më të mirë. Për të luftuar gripin duhet të konsumoni një luge erëza përditë. Mund të përdorni arrën moskat, kanellën, shafranin e Indisë. Për ti konsumuar edhe e thjeshtë, mjafton të aromatizoni frutat me arrë moskat apo drithërat me kanellë.

7- Kosi

Kosi ju lejon të mbroni sa më mirë florën bakteriale të zorrëve. Për këtë arsye duhet të konsumohet rregullisht edhe në stinën e ftohtë. Për më tepër përmban baktere probiotik që stimulojnë mbrojtjen imunitare të organizmit tonë.

8- Bajamet

Bajamet janë të pasura me ushqyes që luftojnë sëmundjet sezonale. Në veçanti është e njohur për përmbajtjen e vitaminës E, e cila ka dhe një veprim antioksidant. Për këtë arsye duhet të jetë shumë prezentë në ushqimet tona.

9- Bathët

Të konsumuara edhe në supe, bathët arrijnë të mbrojnë organizmin tonë fal fibrave dhe hekurit që përmbajnë. Ky i fundit lejon të aktivizoni prodhimin e antitrupave, ndërsa fibrat arrijnë të garantojnë një veprim të mirë pastrues.

10- Kivi

Kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C. Për këtë arsye përveç se agrumëve këto fruta nuk duhet të mungojnë kurrë në dietën tonë të ushqimit. Kjo vitamine lejon të aktivizohet një përgjigje e mirë imunitare.

SHKARKO APP