Gripi që po alarmon Europën, varianti “K” më agresiv

Varianti K virusit të gripit i cili ka alarmuar shumë shtete në botë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se zyrtarisht kemi hyrë sezonin e gripit, por Laboratori i Virologjisë deri tani ka kapur raste me nëntipin Ah1n1 dhe Ah3n2. Sipas komiteteve shkencore në botë, ky variant është shumë ngjitës dhe pritet të rëndojë situatën nga shtrimet në spitale.

Edhe Europa është në alarm, në Tiranë specialistët e ISHP-së deklarojnë se nuk ka vend për panik dhe se Shqipëria ndryshe nga Britania e Madhe, Gjermania apo shtete te tjera ka klimë tjetër gjë që favorizon në uljen e ashpërsisw së gripit dhe këtij mutacioni.

Organizata Europiane Shëndetësore ka paralajmëruar se qarkullimi i lartë i nënvariantit “ K” pritet të përshpejtoje pikun e infektimeve nga gripi si dhe të rrisë shtrikmet nëspitale. ECDC ka bërë thirrje për kryerjen e vaksinës së gripit e cila në shtamin e saj përmban variantin Ah3n2 nga i cili ka dalë mutacioni “K”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?