Gripi rrit infektimet, Brataj: AH3N2 shumë agresiv, shmangni dyndjet drejt spitalit

Janari ka nisur me rritje të sëmundshmërisë nga gripi. Ditët e para të 2026 kanë rritur infektimet në popullatë, kryesisht nga gripi i stinës por dhe virozat e tjera në qarkullim. Për mjekët është një situatë e pritshme që ndodh çdo fillimvit, për shkak të grumbullimeve të ndryshme, udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit por dhe nga ftohja e motit.

Sipas raportimeve nga Urgjenca Kombëtare, fëmijët 4 deri 14 vjeç rezultojnë moshat më të prekura në këtë periudhë kryesisht nga AH3N2. Mjeku Skëndër Brataj tregon se gripi i këtij sezoni ka karakteristikë temperaturën e lartë dhe shumë rezistente. Kreu i Urgjencës Kombëtare këshillon prindërit të mos alarmohen dhe mos nxitojnë drejt spitalit nëse nuk kanë shenja shqetësuese dhe serioze.

Intensiteti i qarkullimit të tij rritet në muajt e ftohtë dhe kulmi i infektimeve shënohet në fund të janarit, fillim të shkurtit. Krahas nënvarinteve AH3N2 dhe AH1N1, në qarkullim janë dhe virusi Sinsincial, i cili prek kryesisht fëmijët e mitur, Covid-19 dhe viroza të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?