Gruaja me ”gjoks të ngjeshur”, mjekët se informuan se ç’do ti shkaktonte
Pasi u kurua nga kanceri i gjirit, një grua bëri publike historinë për të dhënë një mesazh. Ajo vendosi të paralajmërojë gratë nëpër botë mbi rrezikun që ”gjoksi i ngjeshur” paraqet.
”Gjoks i ngjeshur” quhet ai që ka një dendësi më të madhe qelizash se e zakonshmja, ndaj edhe është një terren më pjellor për qelizat kancerogjene.
Denise Albert nuk e dinte këtë por e zbuloi gjatë një kontrolli rutinë, ku analizat i treguan se kishte ”gjoks të ngjeshur”, por kjo ishte diçka normale. Denise shtoi se mjekët i thanë si ishte ‘normale’ por sipas saj ata duhet ta kishin paralajmëruar se kanceri mund t’i zhvillohej më lehtë.
Ajo ndjeu dhimbje në gjoksin e majtë, por nuk i kushtoi rëndësi duke e shpjeguar me periodat. Një muaj më vonë, në dhjetor të vitit që shkoi, dhimbjet u kthyen. Edhe pse thuhet se kanceri nuk jep dhimbje Denise ndjeu se duhej të vizitohej.
Pasi u vizitua zbuloi se kishte dy tumore malinje tek gjoksi i majtë, që krijonin irritim dhe dhimbje. Pas shumë seancash kimioterapie intensive, tepër të lodhshme, Denise u kurua dhe mundi të vazhdojë jetën me dy djemtë e saj të vegjël.