Gruaja që humbi 100 kg, ja çfarë e motivoi dhe dieta që ndoqi (FOTO)
Ajo ka hequr dorë nga të gjitha ëmbëlsirat dhe ushqimet e pashëndetshme që konsumonte.
Gruaja nga Britania ka humbur më shumë se gjysmën e peshës së saj dhe rënë 18 numra. Nicola Russe 34 vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve ka thënë se ajo peshonte dikur 360 paund (163 kg) dhe sot ajo peshon 140 paund ( 63 kg).
“Unë kam qenë një njëri i fiksuar pas ushqimit. Mund të haja një pako të madhe biskotash pa e kuptuar as vetë”, tregon ajo. Teksa i hodhi një vështrim vetes në pasqyrë 34 vjeçarja kuptoi nevojën për të ndryshuar.
“Dieta ime ishte kaq e pashëndetshme dhe kur pashë foton time me pizhama e kuptova sa shumë isha shëndoshur dhe sa e palumtur me isha me veten time”, tregon Nicola.
Ajo tregon se dëshironte që të ishte e shëndetshme për fëmijët e saj dhe ata të ishin krenarë për mamanë e tyre. Nicole rrëfen se kishte hequr dorë nga shumë aktivitete për shkak të peshës së saj, që i krijonte ndjenjën e inferioritetit në raport me të tjerët.
Dieta që Nicole ndoqi ishte larg ushqimeve të shpejta të Fast-Food-ve, ëmbëlsirave dhe këto i zëvendësoi me perime, lëngje frutash, rosto pule, supe, fruta, patate e ëmbël dhe sa më shumë produkte të ziera.
Burimi: Daily Mail
Përgatiti: S.L/Koha Jonë