Gruaja që humbi 100 kilogramë për një vit (FOTO)

 

Kur ishte vetëm 26 vjeçare, Tracey Searle që tani është 29 vjeçe, peshonte 170 kilogramë. Pasi që është ballafaquar me zgjedhje të këqija në jetë, të ngrënit e tepërt dhe depresion, ajo ishte diagnostifikuar me astma e i ishte thënë se rrezikon që të sëmuret me diabet, shkruan Daily Mail.
“Haja ushqim shumë kalorik dhe në përgjithësi gjithçka që ishte e lehtë dhe e shpejtë për tu bërë”, ka thënë Searle nga Sydney në Australi.
“E kisha të vështirë që të bëja çdo gjë, e për këtë arsye vendosa që të bëj një ndryshim”.
Ajo kishte vendosur që të mbajë dietë e po ashtu kishte konsumuar edhe shumë pilula për humbje peshe, e në këtë mënyrë arriti që të humbte 100 kilogramë.
Mirëpo, më pas ajo kishte pasur probleme me lëkurën, për shkak se i ishte dashur që ta hiqte të tepërtën përmes operacioneve plastike.
Edhe pse të vështirë e kishte mjaft, ajo ka arritur për 18 muaj të humbë 100 kilogramë.

SHKARKO APP