Hajeni dozën tuaj të fast food-it, ja si të veproni

Pjesa më e madhe e këshillave që lidhen me ushqimin na trishtojnë. Në vetëm një javë duhet të mësojmë se ushqimi ynë i preferuar po na sëmur, apo që duhet të konsumojmë më shumë nga ushqimi që urrejmë, megjithatë mos u trishtoni.

Emily Field, dietologe dhe nutriciste sapo na tha atë që donim të dëgjonim. Këshilla e saj është e thjeshtë, mënyra më e mirë për të shijuar ushqimin e shpejtë, është duke porositur dy hamburgera në vend të një, por kjo vjen me një sakrificë të vogël: hiqni dorë nga patatet e skuqura. Nëse jeni fansa të patateve, me siguri do ta vuani këtë sakrificë, por përpiquni ta kuptoni.

Nuk ka lidhje me kaloritë, sepse do të merrni të njëjtën sasi kalorish sidoqoftë, por me përbërjen e ushqimit. Proteinat do t’ju mbajnë të ngopur, karbohidratet do t’ju japin energji dhe yndyrnat do t’ju ndihmojnë të absorboni vitamina dhe minerale.

Sipas Emily, e rëndësishme është t’i mbani këto të treja të balancuara. Në fund të ditës do të jeni më pak të uritur dhe do të keni më pak dëshirë të hani mes vakteve.

SHKARKO APP