Hani thonjtë kur ndiheni nervozë? Ja disa teknika si të hiqni dorë

Është një nga shprehitë më të këqija që ekzistojnë, por miliona njerëz vazhdojnë të hanë thonjtë. Por pse e bëjnë këtë?

Sipas psikologëve, kjo është në bazë nervore dhe përdoret për të larguar energjitë negative – menaxhimi i stresit dhe ankthit, mund të ndihmojë në heqjen e shprehisë.
Ngrënia e thonjve, si shumë shprehi të tjera, vjen nga ndjenja të thella dhe shqetësime, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa nga format, me të cilat mund të “hiqni thonjtë nga goja”, njëherë e përgjithmonë.

Kujtoni vetës rreziqet shëndetësore
Thonjtë janë përplot me baktere, që vinë nga gjërat që i prekni gjatë ditës, si dorëzën e derës, kapakun e shportës së mbeturinave apo paratë. Kur kafshoni thonjtë, ju i futni këto baktere direkt në organizëm, duke rrezikuar rëndë shëndetin.

Bëni manikyr dhe lyejini kuq
Bëni një manikyr profesionist – si një dhuratë që e tejkaluat shprehinë dhe, lyejini thonjtë kuq. Ju do t’u ruani thonjtë nga prishja e formësimit, derisa ngjyra e kuqe gjithmonë ju kujton se duhet ndaluar.

Hani vetëm thonjtë e njërës dorë
Shprehia nuk mund të hiqet lehtë, andaj provoni të kafshoni vetëm thonjtë e njërës dorë. Dora tjetër do të fillojë të duket bukur dhe të ndihet shëndetshëm, teksa tjetra mbetet keq, me thonj të dëmtuar.

Krahasimi i duarve, ndihmon që të mërzitet kjo shprehi e pështirë
Provoni teknika mashtrimi. Sa herë që ndjeni nevojë të hani thonj, provoni të bëni diçka tjetër. Kapni një letër dhe paloseni disa herë, merrni një tel dhe krijoni rrathë, apo thjeshtë qëndroni me një këmbë për një kohë.
Nëse provohet kjo teknikë disa herë me radhë, mund të largohet shprehia e ngrënies së thonjve.
Hyni në thelb të problemit
Ngrënia e thonjve, është e tëra bazë nervore. Andaj, në mënyrë që të largoni shprehinë, mendoni mirë se çfarë e shtyri një problem që ju shqetëson dhe mënyra se si mund ta zgjidhni. Por, pa i futur thonjtë në gojë.

Provoni ushtrime relaksuese
Zvogëlimi i stresit përmes relaksimit, mund të ndihmoi shumë. Provoni relaksimin e muskujve, duke tendosur dhe liruar muskuj të caktuar.

Provoni hipnozën
Hipnoterapia, mund të ndihmojë, po ashtu. Për t’i bërë pacientët të heqin shprehinë, provohet edhe terapia e neverisë – duke ju thënë se për çdo herë që futen gishtat në gojë, mund të përjetojnë shije të tmerrshme.

SHKARKO APP