Hipertension nëse nuk iu zë gjumi brenda 14 minutave
Nëse shpenzoni më shumë se 14 minuta deri sa t’iu zërë gjumi ju mund të keni probleme me hipertensionin ose zemrën.
Ky është rezultati i një studimi të fundit në Britani i cili shpjegon se sa më shumë kohë të kalojë për t’iu zënë gjumi, aq shumë mund të keni probleme me presionin e gjakut.
Insomnia është një nga çrregullimet më të njohura të gjumit për gjeneratën e sotme. Një e treta deri tek një e katërta e popullësisë ka vështirësi përpara gjumit.
Në studim u përfshinë 219 raste të pagjumësisë kronike dhe 96 të personave që bëjnë gjumë normal, rreth të 40-ave. 60 % e tyre ishin femra.
Pjesëmarrësit kaluan natën në një laborator të përshatshëm për gjumë. Ata provuan të flinin 4 herë, deri në 20 minuta në një interval prej 2 orësh.
Gjysmës së pjesëmarrësve iu desh 14 minuta apo më pak për ta zënë gjumi, ndërsa pjesës tjetër më shumë. Këta të fundit u konsideruan me probleme hipertensioni.
Studiuesit u bazuan gjithashtu tek faktorë si obeziteti, diabeti, konsumimi i cigares, alkoolit dhe kafeinës.