Hipertensioni, kontrollet nxjerrin shifra alarmante në Shqipëri

 

Mbi 36 mijë raste të reja me hipernesion arterial janë diagnostikuar vetëm gjatë nëntë  muajve të parë të këtij viti. Pacientët e kanë mësuar  sëmundjen e tyre pas  kryerjes  së kontrollit bazë për moshat 40-65 vjeç, sipas udhëzimit të qeverisë.

Kontrollit bazë deri me tani i janë nënshtruar rreth 200 mijë qytetarë, 4% e të cilëve kanë rezultuar me diabet, për të cilin nuk ishin në dijeni.

Kontrolli bazë i popullatës për grupmoshën 40-65 vjeç deri më tani ka tërhequr më shumë vëmendjen e grave dhe moshat mbi 50 vjeç. Sipas të dhënave rezulton se 65% janë gra dhe 35% janë burra.

Hipertensioni arterial, obeziteti, duhan pirja, kolesteroli, dieta e varfër, inaktiviteti fizik dhe alkooli konsiderohen si shkaqet madhore të vdekshmërisë së parakohshme.

SHKARKO APP