Hipnozë në vend të anestezisë në sallën e operacionit

Në një klinikë në Padova mjekët kanë hipnotizuar një grua rreth të 40- ave, për ta operuar për shkak se ajo kishte alergji kimikatet dhe nuk mund t’i aplikonin anestezi.

Pacientes së cilës do i bëhej ndërhyrje për heqjen e kancerit të lëkurës, iu deshën 20 minuta kohë për të arritur në gjendje të pavetëdijshme dhe të operohej pa përjetuar asnjë dhimbje.

Hipnoza është një gjendje e përdorur gjerësisht në psikologjinë klinike për të hyrë në dimensionin e pandërgjegjshëm dhe emocional të një subjekti, për të trajtuar në këtë mënyrë ankthin, panikun, varësinë ndaj alkoolit, duhanit apo drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas suksesit të ndërhyrjes tek 42- vjeçarja, Profesori i Anestezisë dhe Përtëritjes në Departamentin e Neuroshkencës në Padova, ka publikuar një artikull në revistën “Anaesthesia”, në lidhje më këtë rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të suksesit të aplikimit të “Hipnozës” në këtë klinikë, profesori i Anestezisë sugjeron se ky proces duhet të fillojë të aplikohet në mjekësi, për shkak se pacienti nuk përjeton dhimbje dhe se parametrat e zemrës dhe tensioni i gjakut mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë operacionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?