Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hirsutizmi dhe eleminimi i përhershëm i qimeve në fytyrë me elektrolizë

Shëndeti E diel, 18 Prill 2021 03:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mjekja Dermatologe, Albana Lufi

Hirsutizmi është një gjendje klinike që karakterizohet nga prania e tepërt e qimeve tek femrat, në fytyrë dhe në ato zona të trupit ku normalisht nuk duhet te kete qime si në: fytyrë, mbi buzën e sipërme, në mjekër, në gjoks, në vijën e barkut (sipër pubisit deri tek kërthiza ) etj. Hirsutizmi vjen ose si rezultat i rritjes së sasisë qarkulluese të androgjeneve (hormoneve mashkullore), ose nga rritja e sensitivitetit të folikulave te qimes ndaj niveleve normale të androgjeneve. Androgjenet janë hormone seksuale që prodhohen si nga vezoret dhe gjendrat adrenale tek femrat, dhe nga testikujt tek meshkujt.

Por çfarë e shkakton hirsutizmin?

Shkaktarët e Hirsutizmit:
1. Hirsutizmi hiperandrogjenik, i shkaktuar nga prodhimi në sasi të tepërt të hormoneve androgjenë ose mashkullore (Sindroma e Vezoreve Policistike PCOS, tumoret ovariane apo adrenale).
2. Hirsutizmi i induktuar nga faktorët jo-androgjenikë, i cili nuk është i lidhur me veprimin e tepërt të hormoneve androgjenë, por në përgjithësi shkaktohet nga medikamentet
3. Hirsutizmi idiopatik (pa shkak ). Hirsutizmi idiopatik është një format më të hasura të hirsutizmit. Diagnostifikimi i hirsutizmit idiopatik bazohet në kriteret e mëposhtme: Prania e hirsutizmit, funksion ovulator normal ,nivelet normale të hormoneve androgjenike.  

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shumica e grave me hirsutizëm paraqiten me një formë të mesme apo të lehtë të mbiprodhimit të hormoneve androgjenikë, por ndonjëherë hirsutizmi është i shoqëruar edhe me çrregullime të tjera që shoqërojnë hiperandrogjenizmin si p.sh: alopecia androgjenike, acne vulgaris, çrregullime të menstruacioneve, infertilitet, seborrhea. Në pjesën më të madhe të rasteve hirsutizmi konsiderohet si një problem kozmetik, por që shkakton stres, ankth dhe një shmangie sociale të femrave që e vuajnë atë. Por përveç anës estetike të padëshirueshme, hirsutizmi mund të jetë një shenjë që tregon për një prishje të balancës hormonale apo që ndonjëherë indikon për ekzistencën apo praninë e një tumori në një nga gjendrat që prodhojnë hormone.
Femrat mesdhetare ku bëjnë pjesë edhe grekët, shqiptarët etj, karakterizohen nga një tendencë më e madhe për të zhvilluar hirsutizëm.
Ekzaminimet laboratorike të hirsutizmit përjashtojnë mundësinë e çrregullimeve të brendshme. Pas konsultës me mjekun dermatolog, endokrinolog ose gjinekolog përcaktohen ekzaminimet e nevojshme që duhet të bëjë pacientja përpara fillimit të trajtimit të hirsutizmit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si mund ta trajtojmë hirsutizmin?
Trajtimi i hirsutizmit varet nga shkaku përgjegjës që çon në shfaqjen e hirsutizmit. Hirsutizmi mund të përmirësohet si rezultat i metodave kozmetike dhe terapive hormonale. Zakonisht mund të shikohet një përmirësim në shkallën e hirsutizmit pas 6 muajsh terapi hormonale, por në qoftë se përdoren njëkohësisht dhe metodat kozmetike, atëherë mund të vihet re një përmirësim më i shpejtë.
Metodat mekanike për trajtimin e hirsuitizmit janë:
Metodat mekanike për trajtimin e hirsutizmit jane: zbardhja e qimeve, përdorimi i briskut, i dyllit, piskatores etj. Largimi i qimeve me dyll si dhe shkulja e qimeve mund të shkaktojnë folikulitis (infeksion të rrënjes së qimes ). Përdorimi i briskut për heqjen e qimeve shkakton një dalje të shpejtë të qimeve të shkurtra e të ashpra.

Mund t'ju interesojë

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Para 8 orësh
Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12

Metoda të tjera efikase për trajtimin e hirsuitizmit:
Metoda të tjera efikase që rezultojnë në depilimin e përhershëm të qimeve janë depilimi me elektrolize dhe depilimi me lazer.
Depilimi me lazer ose IPL realizon shkatërrimin termik të rrënjës së qimeve pa shkaktuar ndonjë ndikim në indet përreth. Depilimi me luce pulsante ose me lazer nuk arrin të eliminojë të gjitha qimet, në një seancë pasi çdo folikul i qimes ka një cikël të vetin të zhvillimit të pa varur nga folikujt e qimeve të tjera pra shkatërron vetëm qimet që ndodhen në fazën e rritjes (anagene) sepse në këtë fazë qimet kanë një sasi të bollshme të melaninës.
Kjo është arsyeja përse nevojiten disa seanca për të patur efektin e dëshirueshëm.

Depilimi i përhershëm i qimeve me elektrolizë.
Elektroliza siguron depilimin 100 % të qimeve. Elektroliza është e vetmja procedurë e aprovuar nga FDA (Food and Drug Administration) për depilimin e përhershëm të qimeve.  Energjia e krijuar nga levizja e shpejtë e elektroneve (kationeve dhe anioneve ), shkatërron substancat ushqyese të qimes dhe shkatërrim përfundimtar të saj. Nëse lazeri siguron deri 70% të reduktimit të qimeve në zonën që trajtohet elektoliza realizon depilimin 100 % në zonën e trajtimit. Nëpërmjet kësaj metode mund të heqim jo vetëm qimet e zeza por dhe qimet e bardha ose të kuqe të cilat nuk mund të trajtohen me lazer. Gjithashtu nëpërmjet elektrolizës mund të sigurojmë depilimin e zonës afër syve si vetullat ose në hapësirat midis dy vetullave që nuk mund të realizohen me depilim me lazer. Gjithashtu depilimin në zonën mbi buzën e sipërme ku lazeri vepron deri në masën 40 %. Për të arritur rezultatin përfundimar nevojiten disa seanca pasi çdo folikul i qimes ka ciklin e vetë të zhvillimit të pa varur nga folikujt e qimeve të tjera.
Aparaturat e mëparshme të elektrolizës shkaktonin dhimbje, kurse aparaturat e teknologjisë së fundit të elektrolizes nuk shkaktojnë aspak dhimbje dhe efekte anësore. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 2 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 2 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 3 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 11 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.