HIV/AIDS, 36.9 milionë të prekur në gjithë botën

 

Tre dekada pas zbulimit të tij, virusi HIV/AIDS mbetet ende një sfidë e madhe për shëndetitin publik me 36.9 milionë të prekur në të gjithë botën. Megjithatë, që pas zbulimit të kësaj sëmundje të rrezikshme në vitin 1984, bota ka bërë përparime domethënëse në trajtimin dhe parandalimin e saj.

Sipas Kombeve të Bashkuara, aktualisht 15.8 milionë njerëz janë në terapi , teksa strategjia 5-vjeçare për t'i dhënë fund një kërcenimi të një pandemie pa fund ka nisur të japë rezultatet e para.

Sipas një raporti të UNAIDS, publikuar me rastin e ditës botërore të AIDS, rastet e reja e të prekurve me virusin HIV kanë rënë me 35% që nga kulmi i pandemisë në vitin 2000. Gjithashtu edhe numri i vdekjeve që nga kulmi i arritur në 2004, ka rënë me 42%.

Përveç trajtimit, nismat e OKB-së dhe përfshirja e fuqishme e organizatave jofitimprurëse kanë ndikuar shumë në përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjtihë personat e prekur nga sëmundja.

“Jeta ime nuk është më si më parë, – thotë tha Zoditu Azen, – etiopiane, e prekur me virusin HIV, e cila aktualisht punon në një dyqan bizhuterish, -më parë shkoja merja dru në mal, kjo ishta puna ime, por ishte shumë e vështirë për shkak të sëmundjes. Që kur kam ardhur këtu ndihem mirë dhe rehat, thotë ajo në një intervistë të publikuar nga Kombet e Bashkuara".

Edhe para se agjencia të përcaktonte strategjinë e saj vitin e kaluar, deri në qershor 2015 numri i personave që trajtohen është dyfishuar krahasuar me 2010.

"Kemi miliona njerëz që janë lënë pas dore, – thotë Drejtori ekzekutiv i programit të UNAIDS, Michel Sidibe, – ende 22 milionë të tjerë janë pa trajtim, në këtë rast jeta e tyre vihet në rrezik. Është një punë që nuk ka një fund, por të paktën kemi lëvizuar nga dëshpërimi në shpresë".

Deri në fund të vitit 2014, numri i të prekurve me HIV AIDS është 36.9 milionë dhe më shumë se gjysma e tyre nuk trajtohen. Por çfarë ndodh me homoseksulaët dhe transeksualët.

Transeksualët janë veçanërisht të rrezikuar nga virusi HIV dhe arsyeja kryesore është se kjo kategori jeton me seksin, ose fiton para me seksin, thotë një transeskual nga India, i prekur me HIV.

“Unë motivoj anëtarët e komunitetit tim, miqtë e mi, shokët e mi që të marrin trajtimin që afrohet në spitale", thotë ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të gjithë njerëzit diagnostikuar me HIV pozitiv, duhet të marrin në mënyrë të menjehershme mjekim, i cili përkthehet një shans më shumë për të jetuar më gjatë dhe më mirë.

SHKARKO APP