Humbi 27 kg, por nuk hoqi dorë nga “dashuria” për picën

Një 24-vjeçare nga Melburni ia doli që të dobësohej pa hequr dorë nga pica. Samantha Frigo konsumonte një dietë të varfër ushqimore, prandaj pesha e saj shkoi mbi 90 kg.

Samantha tregon se puna e saj me kohë të plotë si menaxhere e një klubi nate e bënte që të hante drekë në lokal dhe të merrte ushqim nga jashtë për darkë. Sfida më e madhe për Samanthën ishte ti rezistonte dhe t’i thoshte “jo” ushqimit, problem të cilin e ka dhe sot.

“Unë menaxhoj një klub nate ku të gjitha vaktet i kam falas. Është më lirë dhe më thjesht të ha aty, por nuk është ide e mirë. Kishte raste që punoja edhe natën, prandaj ishte më e lehtë të merrja dicka me vete ta haja në shtëpi. Shtova më shumë kilogramë kur hoqa dorë nga aktivitetet sportive”, tha ajo për Daily Australia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak, prandaj vendosi të ndryshonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

E bindur që do i hiqte kilet e tepërta, ajo hoqi dorë nga ushqimet e thata dhe pijet me gaz.

Para dhjetë muajsh, Samantha peshonte 91.4kg, por pas një dietës rigoroze ku nuk mungonte pica, humbi 27 kilogramë.

Dieta e Samanthës

Mëngjesi: Mish ‘bacon’ dhe vezë ose drithëra

Drekë: Makarona ose pica

Darkë: Makarona ose mish dhe sallatë

Mes-vakte: Fruta të freskëta

Ëmbëlsira: Akullore me pak kalori nga supermarketi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?