I ftohti, ja si të përgatitemi fizikisht

Tashmë dihet se ndryshimi i motit ndikon në shëndetin tonë. Treguesit më tipik të këtij ndryshimi janë dhimbja e kokës, pagjumësia, lodhja, depresioni, si dhe mungesa e përqendrimit. Më poshtë, po ju prezantojmë me disa këshilla rreth sistemit imunitar dhe se si duhet të mbroheni nga sëmundjet e stinës.

Pemët, të cilat simbolizojnë vjeshtën janë rrushi, gështenja dhe mollët. Rrushi është burim shumë i rëndësishëm, sepse posedon sasi të mëdha të antioksiduesve, që do të thotë se mbron organizmin dhe qelizat tona nga të ashtuquajturit, radikalë të lirë. Po ashtu përmban edhe acidin folik që luan një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës, e sidomos të thonjve dhe të flokëve.

Gështenja është shumë e varfër me yndyrë dhe përmban një sasi të vogël të kalorive. Ajo nuk duhet konsumuar nga personat që vuajnë nga sëmundjet reumatizmale. Edhe molla, po ashtu është mjaft e rëndësishme. Ajo përmban pektinë dhe në jep ndjenjën e ngopjes. Molla gjithashtu ndihmon të sëmurët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, mëlçisë, veshkës e po ashtu edhe komplikimeve gjatë shtatzënisë.

Sipas traditës, vjeshta sjell grip dhe ftohje. Simptomat pothuajse të gjithë i dimë: rrjedhje e hundëve, kolla, teshtitjet, temperatura e ngritur trupore, dhimbje koke, dhimbje kyccesh, lodhje dhe mungesë oreksi. Ju sugjerojmë të përgatisni supë me qepë, sepse qepa është e pasur me antioksidues, vitamina C dhe E disa minerale etj..

Përgatitjet për ditët e ftohta

* Në radhë të parë – tentoni të pakësoni stresin, apo të zbusni pasojat e tij.

* Merrni suplemente me vitaminë C.

* Konsumoni produktet e qumështit.

* Çdo ditë konsumoni çaj dhe ushqim të pasur me fibra.

* Konsumimi i alkoolit të jetë në masën më të vogël të mundshme. Ushtrohuni rregullisht.

* Flini të paktën 7 orë në ditë.

SHKARKO APP