I keni larë gabim duart? Ja mënyra e duhur!

Higjena personale gjithmonë është me rëndësi për të folur, dhe për të mësuar. Praktimi i pastrimit të duarëve për të gjithë është i njëjtë, pak ujë, pak sapun, një fërkim i shpejtë, ujë sërish dhe ja. Larja e duarve duket diçka fare e thjeshtë apo jo? Epo Organizata Botërore e shëndetësisë nuk mendon kështu. Duke qenë mënyra e parë e mbrojtjes nga sëmundje nga më të ndryshmet, është e rëndësishme që duart të lahen në mënyrën e duhur. Mirëpo, OBSH ka deklaruar se në pjesën më të madhe të rasteve, madje as mjekët dhe infermieret nuk i lajnë duart siç duhet. Shfletoni galerinë për të mësuar teknikën e duhur.

Nëse duart nuk janë të mbuluara nga papastërti (si baltë, gjak etj.) atëherë fërkojini ato me një solucion antibakterial me bazë alkooli në të paktën 60% të përbërjes. Kjo metodë është më e përshtatshme për duart dhe më e shpejtë se ajo me ujë e sapun.

5ad1894679d4103eb7801739a1d6d41d

 

Nëse duart janë të mbuluara nga papastërtitë, atëherë vijoni me metodën ujë e sapun. Vijoni më tej për të zbuluar teknikën e duhur.

005f33cbdcddd02348bee439fb1b6078

Mënyra më e mirë për larjen e duarve është kjo:

Fërkojini pëllëmbët mirë me njëra-tjetrën.

7a26df454e3dc877c3b5884bce82b154

Vendoseni njërën dorë në kurrizin e tjetrës dhe ndërthurni gishtat teksa i fërkoni.

e8b7abc8774d0b623316836993b7f6d1

Bashkojini sërish pëllëmbët dhe fërkoni gishtat me njëri-tjetrin.

695a35e88b6175c926f99a0ef2cd38cb

Përthyejini gishtat dhe futini në pëllëmbën e dorës tjetër.

38583efdd4b7c40ac354b8a7edfee130

Mbulojeni gishtin e madh me pëllëmbën tjetër dhe rrotullojeni.

5a074c3729ba3cd73486fee4acd554dc

Me mollëzat e gishtave, fërkoni pëllëmbën e dorës tjetër me lëvizje rrethore.

37320da569b93530f3b8323b287f66ce

E fundit po jo më e parëndësishme, kur të mbyllni rubinetin, prekeni atë me letrën që përdorët për të tharë duart, në të kundërt, të njëjtat mikrobe që kishit fillimisht do të rikthehen në duart tuaja.

197685251a050e54bbf871464825e0c8

SHKARKO APP