I mbani në shtëpi? Gjinekologët zbulojnë rrezikun që u vjen grave shtatzëna nga macet

Toksoplazma është një infeksion, që mund të rrezikojë shëndetin e foshnjës pa lindur ende. Ajo shkaktohet nga një parazit i quajtur Toxoplasma gondii. Ky parazit shumohet në zorrën e trashë të maceve dhe shpërndahet përmes jashtëqitjes, kryesisht nga kutitë e jashtëqitjeve apo dheu i kopshteve. Ju mund ta merrni këtë parazit nëse prekni me dorë mbeturinat apo dherat, ku ka mbetje të jashtëqitjes së maces. Gjithashtu, ky parazit merret edhe nëse konsumoni mish (si mish lope) nga kafshët e infektuara me këtë parazit, dhe sidomos kur është i pagatuar mirë. Mund ta parandaloni marrjen e toksoplazmës gjatë shtatzënisë, duke i kërkuar një pjesëtari tjetër të familjes të ndërrojë qesen e mbeturinave apo të pastrojë kutinë e jashtëqitjes së kafshës. Nëse kjo punë ju mbetet juve, vishni doreza plastike dhe lajini mirë duart pasi të keni mbaruar punë.

Infektimi me këtë parazit mund të japë shenja të ngjashme me gripin, por shumica e nënave të infektuara mund të mos shfaqin asnjë shenjë apo simptomë, si për shembull:
• Dhimbje të trupit
• Zmadhim të gjendrave limfatike
• Dhimbje koke
• Ethe
• Lodhje
• Probleme në mushkri të ngjashme me tuberkulozin ose pneumocisti carini.
• Shikimi jo i qartë si rezultat i inflamacionit të rëndë të retinës
Nëse gruaja infektohet për herë të parë, para ose gjatë shtatzënisë, ka rreth 30 % mundësi për të kaluar infeksionin tek bebi. Sa më herët të ndodhë infektimi, aq më të rënda do të jenë pasojat. Në shumicën e rasteve me prekje të hershme ndodh abort ose vdekje të fetusit në mitër, ndërsa nëna që arrijnë ta kapin në kohë shfaqin probleme si më poshtë:
• Dëmtime të Sistemit Nervor Qendror (SNQ) .
• Zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës ( hepatosplenomegali).
• Zverdhje të lëkurës dhe bardhemës së syrit.

SHKARKO APP