I “shpërthejnë këmbët”, pas 10 kilometrash ecje
Dhimbja në këmbët e Melissa King ishte kthyer në torturuese. Kishte kohë që ajo i ndjente këmbët e mpira dhe pas një kohë relativisht të gjatë, kishte filluar të ndjente edhe gishtërinjtë e saj. E tmerruar nga dhimbjet dhe nga këmbët që dukeshin sikur po i shpërthenin, së bashku me bashkëshortin iu drejtua spitalit.
Sipas mjekëve, simptomat e saj ishin të ngjashme me ato të personave me trauma të rënda të shkaktuara si pasojë e sforcimeve apo dëmtimeve të ndryshme. Por Melissa, iu tha mjekëve se nuk kishte ndodhur asnjë aksident, por kishte ecur vetëm 10 kilometra.
Efekteve e ushtrimeve në trupin e Melissës ishin shkatërruese. Pas mbërritjes në spital, këmba e saj e majtë kishte dyfishuar madhësinë, ndërsa në një test presioni të kryer, rezultoi se presioni në gjymtyrën e saj ishte rritur në 125, tre herë më shumë sesa normalisht.
39 vjeçarja u diagnostifikua me sindromën e ndarjes, që do të thotë enjtje apo gjakderdhje dhe ndërhyrja kirurgjike është një nevojë emergjente. Sipas mjekëve, kjo sindromë prek enët e gjakut, lëngjet në trup, muret lidhëse, muskujt dhe organet. Ajo mund të përkeqësohet dhe të çojë deri në prerjen e gjymtyrëve apo heqjen e organeve që preken.
Zonja King kishte garuar në Burnie Ten, një garë 10 kilomentrash përgjatë bregadetit piktoresk Tasmanian. Ajo ishte trajnuar prej 8 javësh dhe kishte fituar garën. Më pas, iu nënshtrua disa operacioneve me rrezik të lartë. Operacionet ishin një sukses, por mjekët mbetën të habitur se çfarë e kishte shkaktuar sindromën ndarje në vendin e parë dhe listuan një numër faktorësh që kontribuojnë.
Në intervistën e mëvonshme, Melisa u shpreh se kështu është jeta. Pas përfundimit të garës dhe operacioneve asaj iu deshën javë të tëra që të mund të merrte veten.
Gati 12 muaj më vonë, Melissa King është ende në fizioterapi vazhdueshme për të trajtuar dëmet e përhershme nervore që ajo mori në këmbët dhe gjymtyrët e saj.
Përgatiti: S.L