I thoni “JO” botoksit, zhdukni rrudhat në fytyrë me këta përbërës
Të gjitha trajtimet dhe kremrat anti-rrudhë mund të jenë të shtrenjta, por një pjesë e mirë e tyre përmbajnë edhe kimikate të dëmshme.
Në vend të tyre, në shtëpi mund të përgatitësh një maskë shumë të thjeshtë për fytyrë me përbërës kryesor kakaon, shkruan shendeti.com. Për shkak të sasisë së lartë të antioksiduesve, kakao mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave dhe i jep lëkurës shkëlqim dhe hidratim. Ajo mbron gjithashtu lëkurën nga infeksionet bakteriale dhe virale.
Ja receta për këtë maskë:
1 avokado
2 lugë gjelle kakao pluhur
2 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji kanellë
Përgatitja:
Fillimisht qëroni avokadon dhe e vendosni në një enë. Copëtojeni me një pirun dhe pastaj shtoni ingredientët e tjerë. Mund të përdorni shtrydhësen ose një blues nëse doni. Përzieni ingredientët derisa të formohet një pastë e lëngshme. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dy herë në javë.