Ilaçet kanë efekte anësore, zbulimi i fundit tregon sesi ndalet migrena

 

Migrena njihet si njëra nga sëmundjet më të shpeshta tek njerëzit. Dhimbjet e kokës mund të zgjasin më shumë se 14 ditë në muaj me nga katër orë në ditë pa u ndalur fare.

Por, drejtori mjekësor i Qendrës për Refleksionë të Lëkurës dhe Trupit, Mitch Chasin, në New Jersey, thotë se botoksi është ai që për dikë me migrenë, mund t`ia ndryshojë jetën. 

Mitch tregon se njerëzit që përdorin ilaçe te ndryshme kunder dhimbjes së kokës kanë efekte anësore, ku zakonisht tru të mjegulluar dhe harrojnë shpesh emrat, si dhe duke qenë i përgjumur. Por, ndryshe janë trajtimet me injeksionet e botoksit. 

“Botoksi e ndalon komunikimin mes trurit dhe muskujve të cilët bëjnë që ato të tensionohen, në mënyrë që të ndalin disa receptorë të trurit që të kenë dhimbje. Injektorët e mirë e dinë se si duhet ta kthejnë atë komunikim, pa e ndaluar të gjithin, i cili mund të shkaktojë një pamje jo natyrale. Përfshihen një dozë e injektimit të botoksit në kokë dhe në qafë, përveç fytyrës”, thotë doktor Chasin, transmeton Indeksonline. 

Para se të bëjnë trajtimin, doktori u thotë pacientëve që të kontrollohen te një neurolog, në mënyrë që të vendosin diagnozën e nivelit të migrenës, dhe të munden të përdorin një sasi të mjaftueshme të botoksit.

SHKARKO APP