Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilsa Mula: Virozat e stinës, shkaktarët dhe si mund të parandalohen

Shëndeti E diel, 18 Prill 2021 03:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Virozat e stinëve janë të pranishme gjatë gjithë vitit. Por ndryshimet e stinëve shoqërohen edhe me ndryshimet klimaterike përkatëse të cilat çojnë dhe me praninë e shtuar të infeksioneve virale qarkulluese.

Një ndër grupmoshat më të rrezikuara prej sëmundjeve virale janë fëmijët, ku më së shumti preken fëmijët e moshës 1-6 vjeç, moshë e cila përkon me frekuentimin e çerdhes dhe kopshtit. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” mjekja pediatre në spitalin Salus, Ilsa Mula tregon lidhur me shkaqet, simptomat dhe mënyrat sesi mund ti parandalojmë.
Mjekja pediatre rrëfen se në këtë periudhë të vitit në vendin tonë qarkullojnë një sërë virusesh, ku ndër më të njohurit është gripi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Intervistoi: Sidorela Lepuri

Znj.Ilsa, ndryshimet e stinëve, shoqërohen edhe me ndryshime klimatike. Cfarë virozash shfaqen kryesisht në këtë periudhë të vitit?

Ndryshimet e stinëve me ndryshimet klimaterike përkatëse shoqërohen edhe me praninë e shtuar të infeksioneve virale qarkulluese. Në periudhën kohore shtator -mars çdo 20 ditë hasemi me një virus të ri dhe kjo vlen më tepër për moshat pediatrike sepse tek të rriturit  me kalimin e viteve sistemi imun tashmë është njohur me shumicën prej tyre. Më shumë se 200 viruse të ndryshme njihen si shkaktare të rrufës dhe të ftohurit të zakonshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aktualisht, a ka ndonjë virozë specifike që po qarkullon?

Ndër viruset më të shpeshta në këtë periudhë përmend këto lloje: rinoviruset, coronaviruset, virusi respirator sincicial, parainfluenza  dhe influenza (gripi).
Aktualisht Shqipëria gjendet në periudhën e epidemisë së gripit. Viruset që qarkullojnë këtë vit janë AH1N1 pdm 09 dhe AH3N2  të cilët janë të përfshirë në vaksinën e gripit.

Mund t'ju interesojë

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Para 9 orësh
Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12

Cila mund të evidentohen si disa prej shkaktarëve kryesorë të tyre?

Shkaku i shpeshtësisë më të lartë të virozave në periudhën e ftohet të vitit lidhet mefaktin se në temperatura të ulëta të dimrit mbulesa e jashtme e virusit mbështillet me një xhel të trashë.  Kjo e mbron virusin dhe e bën më lehtësisht të transportueshëm nëpërmjet ajrit nga personi në një tjetë. Në temperatura të ngrohta xheli mbrojtës shkrihet në një fazë të lëngët. Por në këtë fazë të lëngët me sa duket nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur virusin kundër elementeve klimaterike dhe kështu virus humbet aftësinë e tij për tu përhapur nga personi në person. Ajri i ftohtë dhe lagështia e ulët promovojnë transmetimin e virusit të gripit nga një person tek tjetri.
Së dyti në këtë fenomen ndikon “teoria e hapësirave të mbyllura”. Në periudhën e ftohtë të dimrit njerëzit kanë tendencën që të qëndrojnë më tepër në hapësira të mbyllura ku edhe mundësia e transmetimit të virusit është shumë më e lartë.

Në pjesën më të madhe kur prekemi prej sëmundjeve virale, shfaqen edhe simptomat përkatëse. Cilat janë simptomat që shfaqen kryesisht?

Simptomatologjia më e shpeshtë konsiston në temperaturë të lartë e menjëhershme, kollë që mund të jetë e thatë, dhimbje e muskujve, mungesë oreksi, dhimbje koke, sekrecione nga hundët, dhimbje fyti , të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku.

Fëmijët janë një ndër grupmoshat kryesore që preken prej virozave të stinës. Në çfarë rrugësh merren këto viroza tek ata?

Virusi i Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë tështimave, kollitjes apo gjatë bisedimit me një person të infektuar. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të kontaminuara nga virusi dhe pastaj individi të prek gojën apo hundën me duart e infektuara. Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-4 ditë. Një individ i prekur nga virusi i gripit, mund të infektojë të tjerët 1 ditë para shfaqjes se simptomave, gjatë periudhës së sëmundjes. Pra, një person i prekur nga virusi i gripit mund të transmetojë virusin një personi tjetër përpara se ai ta kuptoj që është i sëmurë.

Kryesisht nga puna juaj, si mjeke pediatrike, a ka patur shumë fëmijë të prekur në kohën që flasim?

Në punën time si pediatre këtë periudhë kam patur mundësinë të shoh një numër të madh rastesh me infeksione virale në moshën pediatrike.

Mund të na tregoni se cilat janë komplikacionet më të rrezikshme të sëmundjeve virale?

Infeksionet virale në shumicën e rasteve janë të formave të lehta dhe simptomatologji jo shumë të shprehura por mund të ndodhin raste të komplikacioneve si përshembull: infeksione akute respiratore të renda, prekje të cipave të trurit (meningit, encefalit), prekje të zemrës (miokardit, perikardit) sistemi nervor qendror, muskular apo edhe ndërlikime bakteriologjike sidomos në individë me sëmundje kronike.

Në çfarë moshe rrezikohen të preken më së shumti fëmijët?

Më së shumti preken fëmijët e moshës 1-6 vjeç, kohë që përkon me frekuentimin e çerdhes dhe kopështit.  

Dhe së fundmi, cilat janë disa nga këshillat për të evituar prekjen prej këtyre virozave?

Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit stinor është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.Vaksinimi mbron vetë personin si dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit.
*Vaksinimi çdo vit është i rëndësishëm, pasi viruset e gripit janë të paparashikueshëm dhe në ndryshim të vazhdueshëm, si dhe imuniteti i krijuar nga vaksina bie me kalimin e kohës.
*Shmangni ambjentet e mbyllura (lokale, kënde lojrash, qendra tregtare etj).
*Sa më shumë lëvizje në ambjente të hapura dhe në ajër të pastër.
*Vendosni një regjim gjumë- zgjim të përshtatshëm (plotësimi i orëve të nevojshme të gjumit sipas moshës i jep organizmit një rigjenerim psiko-fiziko-imun të nevojshëm për përballimin e çdo agresioni ambiental).
Vendosni një regjim të ekuilibruar ushqimor: sugjerohet përdorimi sa më shumë i frutave (sidomos i agrumeve), perimeve dhe tek fëmijet nuk duhet të mungojne proteinat e mishit ( mundësisht peshk ose pulë ) si dhe proteinat e qumështit por në sasi të ekuilibruara.
Mundohuni të evitoni për aq sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë. 
Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i gripit është shumë ngjitës.
Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt.
Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool.
Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuara, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 3 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 3 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 4 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 12 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.