Imazhet grafike në paketa dhe mënyrat për lënien e duhanit


Duhani është një nga produktet që mund të shkaktojnë shumë sëmundje, edhe pse në etiketat e duhanit demostron kjo gjë, përsëri konsumimi është në masë të madhe. Pikërisht mënyra më e mirë për të lënë duhanin qëndron te etiketa, imazhi grafik dhe shkrimi i saj. Këtë gjë e tregojnë dhe studimet e bëra nga Universiteti i Ohajos. “Imazhet grafike i motivojnë pirësit e duhanit të mendojnë më thellë për zakonet e tyre dhe rrezikun që lidhet me pirjen e duhanit. Politika të tilla me këto tabela kanë potencialin të reduktojnë numrin e amerikanëve që pinë cigare. U studiuan 244 të rritur që pinin duhan midis 5-40 cigare në ditë. Ata u dhanë markën e tyre të preferuar me një imazh grafik të vendosur mbi të dhe me shkrimin “Cigaret shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse”, shpreh studimi.

Studimi se si këto imazhe ndikojnë tek duhanpirësit: “Pa emocione ne nuk mund të marrim vendime. Ndjenjat që kemi në lidhje me këto informacione na bën të jemi më të motivuar për të vepruar. Këto imazhe i ndihmojnë njerëzit të mendojnë më me kujdes për rreziqet”.

“Imazhet grafike kanë ndikim më të madh në kohë, krahasuar me atë çfarë ndodh vetëm kur i lexon këto. Këto ndjenja që vijnë nga këto imazhe grafike vijnë në qendër të vëmendjes” tha Abigail Evans një kërkues në fushën e psikologjisë.

 

R.Shtylla

SHKARKO APP