FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Implanti i gjoksit, shkaktar i një lloji të rrallë tumori

Një lloj implanti i gjoksit, i përdorur nga miliona femra në mbarë botën, po kontrollohet me kujdes pas këshillës së mjekëve francezë për të hequr dorë nga përdorimi i tij. Ata dyshojnë te një lidhje e mundshme mes këtij implanti dhe një lloji të rrallë kanceri, limoma e qelizave anaplastike të mëdha (ALCL), që nis normalisht me një kapsulë dhe dhimbje e enjtje në gji.

Femrat, të cilat e heqin këtë kapsulë dhe vet implantin mund ta marrin veten plotësisht por nëse sëmundja lihet e patrajtuar mirë, atëherë mund të përhapet në të gjithë trupin e të kthehet në një kërcënim për jetën.

Ekziston një shqetësim në rritje mbi efektin e implanteve. Shifrat e mbledhura nga kirurgët plastikë tregojnë se ka pasur të paktën 615 raste të sëmundjeve të lidhura me to dhe 16 raste vdekjesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Francë, ku 85% e implanteve të gjirit të përdorura nga gratë janë me sipërfaqe më të ashpër, rregullatori i shëndetit “ANSM” ka rekomanduar që kirurgët të kalojnë tek implantet e buta, ndërsa vazhdon hetimi mbi pasojat e tyre në organizëm. Situata në Francë ka gjasa të nxisë debate rreth implanteve edhe në vende të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?